Haki Bela nga Gjurgjedelli i Kaçanikut është gjetur sot i pajetë në malet e Smirës, jo larg nga vendi i quajtur “Kroi i Kishës”.
Burri 50-vjeçar jetonte në Smirë. Ai të shtunën në mëngjes kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar më, raporton Plus Televizion. Gruas i kishte thënë se po shkonte në mal
Agim Lipovica, komandant i Stacionit Policor të Vitisë ka thënë se trupi i të zhdukurit është gjetur i varur me një litar mbi malin e fshatit Smirë. Lipovica tha se rrethanat e rastit janë duke u hetuar.
I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë.
Varrimi i të njerit do të bëhet nesër më 27 nëntor 2018, në fshatin e tij të lindjes-Gjurgjedell.



2 Komente
Ngushëllime familjes Bela, dhe zoti n’xhehnet.
Ngushllime familjes Bela si dhe te gjithë farefisit të të ndjerit .