Komuna e Vitisë dhe Komuna Kirchhain e Gjermanisë po planifikojnë të vazhdojnë partneritetin edhe pas përfundimit të projektit “Partneritete të qëndrueshme Komunale”, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit të Gjermanisë. Me qëllim të përgatitjes së hapave të ardhshme të bashkëpunimit, një delegacion nga Vitia i përbërë nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe Tefik Salihu nga shoqëria civile ka qëndruar  për vizitë në Kirchhain.

Kryetari i Komunës së Kirchhainit, Olaf Haussman ka thënë se jo gjithnjë interesi ekonomik është primar, kur është fjala për bashkëpunim midis partnerëve ndërkomëtar. “Është mirë që autoritetet komunale, përfaqësuesit politik dhe të komunitetit këtu kanë dëshirë të vazhdojmë tutje. Këtë entuziazëm e ka shprehur edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitë sonë në muajin korrik atje. Ne kemi krijuar lidhje të mira socio-kulturore të cilët duam t`i vazhdojmë dhe kështu përfitojmë nga njëri-tjetri. Sigurisht që kjo do të ndikojë në një efektshmëri për të ardhmen në zbatimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. Për këtë na duhet një vendim i ri nga Këshilli Bashkiak”, ka thënë Haussman.

Drejtori Veton Ademi ka thënë se bashkëpunimi mund të vazhdohet në disa forma si: këmbimin e studentëve, mundësinë që vitiasit të ndjekin praktikën në Kirchhain apo e kundërta, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, mundësia e shfrytëzimit të burimeve për energji të ripërtëritshme, trajnimin e fermerëve  etj.

Prof. Dr. Rainer Waldhardt, përfaqësues i fshatit Kleinseelheim, i cili ka inicuar bashkëpunimin bashkë me Prof. Dr. Arben Mehmeti, tha se falë të këtij projekti që po realizohet në mes të dy komunave dhe ndërlidhjen e dy fshatrave janë krijuar lidhjet socio-kulturore të cilat sipas tij mund te ndikojnë edhe ne zhvillimin ekonomik.

Ndërkohë delegacionit nga Vitia i është bashkuar edhe ligjëruesi në Fakultetin e Bujqësisë, Prof. Dr. Arben Mehmeti, i cili po qëndron në Gjermani për projekte studimore, ka aranzhuar një takim me Qendrën për Kërkime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Giessenit. Aty u shqyrtuan mundësitë për përfshirjen e shkencës në projekteve e ardhshme, konkretisht se si mund të ndërlidhet bashëpunimi i Fakultetit të Bujqësisë me Universitetin e Giessenit në projektet e ardhshme që Vitia do t`i ketë me Kirchhan. Poashtu vizitën e ka shoqëruar edhe Vera Srasse nga Engagement Global,  Qedra e Shërbimit të Komuniteteve në një Botë.

Delegacioni nga Vitia ka vizituar kompaninë rajonale të furnizimit me ujë, disa qendra për energji diellore, kanë marrë pjesë në disa aktivitete dhe ligjërata në lidhje me temat e përcaktuara për bashkëpunim, kanë pasur takim me kryetarin Olaf Hausmman dhe me autoritetet locale,   si dhe kanë vizituar fshatin partner me fshatin Smirë, Kleinseelheim, ku do të realizohet projekti nga ana e komunës partnere. Kurse në Smirë në kuadër të projektit që parasheh bashkëpunim në fushat: energjia e ripërtëritshme, masat kundër ndryshimeve klimatike dhe biodiversiteti, planifikohet të mbillen drunjë përgjatë dy anëve të rrugës kryesore të fshatit.

Projekti “Partneritete të qëndrueshme Komunal”, i cili po zbatohet nga Engagement Global, Qendra e Komunave në Një Botë, përfshin 12 partneritete midis komunave gjermane dhe komunave nga Kosova, Serbia dhe Bosnje Herceovina, në kuadër të Agenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Faza pilot dyvjeçare ka nisur në fillim të vitit 2017 midis fshatrave Smirë dhe Klenselhheim dhe do të përfundojë në nëntor 2018.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave A Reply