Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, e vlerësoi si një nga projektet më me vlerë që po realizohet në komunën e Vitisë. Haliti gjithashtu premtoi thellim të bashkëpunimit me komunën Kirchhain, ndërkohë që ka theksuar se Vitia është ndër komunat e para që ka një partneritet të këtij rangu me Kirchhainin. “Po shpresojmë se duke qenë komuna e parë në Kosovë, në këtë projekt për zhvillim të qëndrueshem, do të arrijme të kemi zhvillime akoma më pozitive në të gjitha fushat, e sidomos në fushën e ambientit ku jemi fokusuar me Komunën partnere gjermane Kirchhain”, tha kryetari Haliti. Ai ka thënë se Vitia tashmë ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e Qëllimeve Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Kryetari i komunës Kirchhain Olaf Hausmann, ka njoftuar me të arriturat e komunës që e menaxhon, kurse ka folur edhe për historikun, pasuritë dhe projektet që janë realizuar. Ai ka thënë se së bashku me kryetarin Haliti do të punojnë bashkë për të realizuar këto objektiva.
Ulrika Richardson, koordinatore nga Agjencive Zhvillimore të OKB-se në Kosovë dhe Përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, tha se në Agjendën 2030 përfshihen tri fusha kryesore: sociale, ekonomike dhe fusha e ambientit. “Ne duhet të fuqizojmë rolin tonë për të marrë vendime të reja”, tha Richardson.
Zyrtari per avokim dhe komunikime në Zyrën e koordinatorit të OKB-së në Prishtinë, Shpend Qamili është fokusuar rreth Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. “Nga 17 objektiva janë 169 qëllime, atje ku duhet të arrijmë. Pra kjo agjendë nuk është vetëm një plan por e dijmë ku dëshiron të mbërijë si planet. Ndërsa ne si qytetarë të këtij vendi po I cktojmë qëllimet tona krahas kësaj. Poashtu në kuadër të agjendës gjenden edhe 232 tregues ose indikatorëqë janë numra ose shënime kualitative, të cilat tregojnë ku jemi dhe a jemi duke shkuar në rrugën e duhur”, ka thënë ai.
Për rolin e nivelit komunal për sa i përket zbatimit të Agjendës 2030/Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm- foli Drejtori i Asociacionit të Komunave te Kosovës, Sazan Ibrahimi. “Një ndër objektivat kryesore të Asociacionit të Komunave të Kosovës është edhe bartja e përvojave të mira dhe jo të mira në mes të Kosovës dhe vendeve tjera. Ka shumë zhvillime pozitive në Kosovë, jo vetëm sa i përket përmbushjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”, ka thënë Ibrahimi.
Pas prezantimit të projektit “Partneritete komunale të Qëndrueshmërisë” u zhvillua një debat i hapur nga pjesëmarrësit. Në kuadër të këtij projekti, në fshatin Smirë do të mbillen afër 200 drunjë dekorativë përgjatë rrugës kryesore, ndërkohë që edhe në fshatin partner Klenseelheim, të komunës së Kirchhainit në Gjermani do të realizohet një projekt në fushën e ambientit. Kryetarët e të dyja komunave, u dakorduan që ky bashkëpunim ndër komunal, të vazhdojë edhe pas implementimit të këtij projekti, në mënyrë që të ketë këmbime të përvojave në fusha të ndryshme. Po në kuadër te projektit edhe Mushtishti ka partneritet me komunën gjermane Troisdorf, përderisa janë 12 partneritete të komunave gjermane me komunat e Evropës Juglindore.


