Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar fermer vitias në fshatin Gjylekar të cilët kanë filluar korrjen e grurit. Me këtë rast ata u njohën mbi procesin e Korrje-Shirjeve në Komunën e Vitisë. “Uroj që mundi i bujqve t’u shpërblehet me rendimente të kënaqshme. Ne si institucione po bëjmë çmos në përkrahjen e sektorit të bujqësisë por edhe në hapjen dhe pastrimin e lumenjve e përroskave me qëllim që kulturat bujqësore të mos dëmtohen gjatë reshjeve të mëdha”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti. Drejtori Ademi bëri me dije se në bazë të dhënave të cilat i posedon kjo drejtori në komunën e Vitisë gjatë këtij viti janë mbi 5 mijë hektarë grurë të mbjellura. Ademi shtoi se për shkak të kushteve atmosferike rendimentet e grurit janë më të ulta.


