Vitia përfundimisht do të ketë kyçje në  Autostradën Prishtinë-Shkup, në Gërlicë. Kjo është konfirmuar sot nga ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, i cili ka pritur në takim strukturat komunale, përfaqësues nga shoqëria civile, përfaqësues të bizneseve dhe subjektet politike. Ministri Lekaj ka thënë se punimet në terren do të fillojnë në shtator të këtij viti dhe ka uruar qytetarët vitias për këtë proces. Shoqëria civile e cila kishte paralajmëruar protesta për të  kërkuar qasje në autostradë, njofton qytetarët se anulohet protesta pas konfirmimit të lajmit se kërkesa e vitiasve do të realizohet. Në takimin me ministrin Lekaj ishin kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, deputeti Salih Salihu, zv/ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, përfaqësues nga Shoqëria Civile Shyqeri Halabaku, Fatos Hetemi, Selajdin Osmani dhe përfaqësuesi i shoqatës së bizneseve Enver Haziri
Kryetari Haliti në takimin që pati me ministrin Lekaj, ka biseduar edhe për rregullimit e rrugës Binqë-Korbliq-Kaçanik, që së shpejti do nisin procedurat e tenderimit.
(Plus Tv & Radio Zeri i Pozheranit)

Leave A Reply