Rreth 230 të rinj e të reja janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimeve praktike dhe teorike në profesionet e ndryshme. Këto trajnime janë zhvilluar në kuadër të Projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR) që financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Qendrën Rinore dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL). Gjithashtu gjatë ditës së sotme u bë edhe hapja solemne bufesë e cila do të menaxhohet nga Qendra Rinore dhe atë në Shtëpinë e Kulturës “ “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Donjeta Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore-Viti ka thënë qëllimi i projektit është zvogëlimi i varfërisë në zonat rurale, përmes rritjes së mundësive për punësim dhe gjenerim të të ardhurave, me fokus tek të rinjtë, gratë dhe minoritetet. Në kuadër të projektit Aftësi për Punësim Rural, pjesëmarrësit janë aftësuar për punë nëpër bizneset private dhe në zyrën e Qendrës Rinore në fusha të ndyshme si frizeri, rrobaqepësi, dizajn grafik, kontabilitet, elektricist etj. Pas përfundimit të këtij programi, disa pjesëmarrës tashmë janë punësuar në bizneset ku i kanë vijuar trajnimet dhe disa të tjerë do të marrin grante për hapjen e bizneseve të tyre. Kurse Mimoza Mirashi, nga Projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR) bëri me dije se ky projekt është duke vazhduar edhe këtë vit. Ajo ju bëri thirrje të rinjve vitias të moshës prej moshës 15-35 që aplikojnë për trajnime pranë Qendrës Rinore në Viti pasi që ato ju ofrohen falas.


