Punët për rregullimin e ambientit në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, kanë vazhduar edhe të dielën. Tani tribinat e fushave sportive duken më të bukura pas ngjyrosjes, falë punës vullnetare të nxënësve vullnetarë, mësimdhënësve dhe punëtorëve teknik të shkollës, të udhëhequr nga drejtori Xhavit Sahiti.  Drejtori  ka  falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këto punime që bënë një ndryshim të shkëlqyeshme.

Njëkohësisht, ai u bëri thirrje organizatorëve, lojtarëve dhe shikuesve të turneut, që të kenë konsideratë dhe mbeturinat t`i hedhin në shporta dhe qese najlonit, në mënyrë që ambienti të ruhet ashtu si është tani.

 

Leave A Reply