Të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë sot do të mbajnë grevë njëditore.

Njoftimin e ka dhënë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Mësim nuk mbahet në shkollat fillore, të mesme dhe universitete, të cilat nuk janë pjesë e SBASHK-ut. Ndryshe, sot do të punojnë vetëm çerdhet. 

Zyrtarë të kësaj sindikate thonë se greva po përsëritet, pasi qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre-dërgimin në Parlament të Projektligjit për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Ata paralajmërojnë se nëse nuk u plotësohen kërkesat, grevë do të ketë përsëri më 13 prill.

Leave A Reply