Një grup i mësimdhënësve dhe nxënësve të Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës ka marrë pjesë në kremtimim e përvjetorit të 110 të Ditës së Shkollës 9 vjeçare  “Anastas Laska”, në fshatin Libofshë të Fierit.

Nxënësit e dy shkollave shfaqën për të pranishmit një program dy orësh kulturo-artistik.

Drejtori i shkollës së Smirēs, Xhavit Sahiti, ka falënderuar drejtoreshën Tefta Deda, personelin dhe nxënësit e shkollës “Anastas Laska”, për pritjen e ngrohtë që kanë ofruar. Ai i ka ftuar ata për vizitë me rastin e Ditës së Shkollës, më 5 prill 2018, në Smirë.

 

Leave A Reply