Sot më 22 shkurt 2018, u bënë një vit nga ndarja e më të dashurit
Shiqeri (Nazif) Mustafa
1961-2017
Një viti i vështirë, pa ty. Mungesa jote vërehet çdo ditë. Nuk është fare e lehtë, që të humbëm në kohën më të mirë. Ikja jote na ngriu zemrat, sepse kishe akoma plane për të realizuar e jetë për të jetuar. Pranvera ëshë afër, por nuk pandehmi se do të ketë freskun pa ty. Ne nuk të harrojmë as edhe një moment. Kahdo që shkojmë na duket se të kemi afër, se ta shohim fytyrën e ta dëgjojmë zërin. Sjelljet tua dhe qëndrimi yt ishin udhërrëfyes për të gjithë që të njohën. I afërt me familjen por edhe me shokët e shkollës në Smirë, në Viti, e si student në Prishtinë. Poaq i këndshëm edhe me miqtë tu në mërgim, sepse një pjesë të jetës e kalove në Zvicër dhe Gjermani. Edhe pas kthimit tënd në atdhe, vazhdoje të reflektoje pozitivitet. Për këtë të deshën dhe të respektuan shumë edhe të afërmit dhe fqinjtë, por edhe kolegët e punës në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë, ku të gjeti vdekja. Ke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e secilit njeri që të njohu. Ishe i qetë, i afërt, i sinqertë, i dashur dhe i respektueshëm. Kurrë nuk ke ditur ta mërzitësh apo ta hidhërosh dikë. Do të kujtojmë përgjithmonë si njeri të urtë, familjar të devotshëm e punëtor të vyeshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty.
Prehu në paqe i dashuri Shiqeri. I lehtë të qoftë dheu, Perëndia të ndjeftë!
Përgjithmonë me shumë mall: Familja Mustafa nga Smira, Prishtina dhe nga diaspora.


