Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënshkroi kontratën me Bashkimin Evropian në lidhje me implementimin e projektit ”Turizmi pa kufi”.  Ky projekt është pjesë e programit të BE-së, Bashkëpunimi Ndërkufitar së bashku me komunën e Kriva Palankës në Republikën e Maqedonisë.

Vlera e projektit ”Turizmi pa kufi” do të jetë rreth 313 mijë euro dhe do të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunës sonë dhe komunës së Kriva Pallankës.

Pas nënshkrimit të këtij projekti Kryetari Haliti tha se me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën e Vitisë, pritet të zhvillohet sektori i turizmit duke potencuar se në këtë fushë kjo komunë ka potenciale të mëdha.

Leave A Reply