Këshilli i Nxënësve të Shkollë së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë,  para se të shkojnë në pushim dimëror, ka organizuar  Orë letrare me moton: “Edhe ne dimë të shkruajmë”. Qëllimi i këtij organizimi është motivimi i nxënësve krijues të guxojnë të shkruajnë dhe të thonë atë që mendojnë.
“Kjo ishte një risi, një evoluim që tregon se ne si shkollë jemi të aftë dhe të gatshëm të bëjmë edhe organizime të tilla dhe të tjera dhe sigurisht më meritor janë nxënësit por edhe mësimdhënësit por në këtë rast duhet veçuar arsimtarët e Guhës Shqipe, Fitore Sejdiun dhe  Sami Shabiun”, është shkruar në faqen e shkollës në Facebook.

Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti i dëshiroi punë të mbarë dhe rrjedhë normale kësaj ore letrare dhe njëherit falënderoi të pranishmit për interesimin dhe respektin e treguar për këtë aktivitet.

Leave A Reply