Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë paguar rrymën për gjithë komunitetin serb në Kosovë dhe jo vetëm për ata të veriut.

Që prej vitit 2012 KEK-u kishte filluar zgjerimin e rrjetit nëpër të ashtuquajturën “enklavë” serbe në Kosovë dhe po atë vit KEK-u faturat e serbëve ia kishte dërguar UNMIK-ut ndërsa sipas drejtorit të KEK-ut, një faturë i është dërguar edhe qeverisë së Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë.

Ndërsa sa I përket shtrenjtimit të rrymës, sipas tij, kjo është bërë kuturu, pa shifra të sigurta.

Gjukaj në “Interaktiv” ka thënë se ZRRE-ja ka përvojë në çmimet e rrymës, por sipas tij, shpesh nuk është pajtuar me disa vendime që ka marrë ky institucion.

Drejtori i KEK-ut beson se ZRRE-ja për këtë rritje të çmimit të rrymës nuk ka marrë urdhra nga jashtë, pasi kjo do të dëmtonte edhe më shumë qytetarët e Kosovës.

“ZRRE-ja të mos merr urdhra nga jashtë, sepse parimi i saj është mirëmbajtja e sektorit dhe mbrojtja e konsumatorit. Nëse marrin urdhra nga jashtë, do të ketë dëme më të mëdha”, ka thënë Gjukaj

Leave A Reply