Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve po synojnë që përmes peticionit të parandalojnë përleshjen e radhës mes qenve, e cila është paralajmëruar që të mbahet në Firajë të Shtërpcës, më 17 dhjetor 2017.
Në tekstin e peticionit i bëhet thirrje madje edhe kryeministrit te vendit Ramush Haradinaj që ta ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë dukuri. Poashtu kërkohet që Policia të ndërmarrë masa kundër organizuesve të përleshjeve me qen dhe keqpërdorimit të tyre.
Në peticion i kërkohet kyeministrit që të rishikojë një ligj për mbrojtjen e kafshëve, ku dënohet rëndë çdo rast mizorie ndaj kafshëve dhe çdo organizim i tillë.


