Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) dhe Policia e Kosovës në Viti, kanë nisur fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve gjatë përdorimit të fishekjarreve për festat e fundvitit.
EVSB dhe Policia u bëjnë thirrje tregtarëve që të mos u shesin nxënësve mjete piroteknike, ngase përpos rrezikut, ato janë të sanksionuara edhe me ligj.
Posterët u shpërndanë dhe u vendosën nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë.


