Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të së Vitisë, në prani të këshlltarëve të rinj dhe mysafirëve të ftuar, ka dhënë betimin kryetari i rizgjedhur i Vitisë, Sokol Haliti. Gjithashtu gjatë kësaj seance u bë edhe betimi i 27 këshilltarëve të rinj.
Kryetari Haliti në adresimin e parë të tij në mandatin e dytë, e ka vlerësuar këtë si moment të krenarisë, por njëkohësisht edhe të përgjegjësisë. Ai ka shprehur konsideratën dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në forma të ndryshme dhe u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke mos I harruar edhe ish-kryetarët dhe ish-këshilltarët komunal të komunës së Vitisë, për punën dhe angazhimin e tyre.
Sipas tij, parim i punës së deritanishme ka qenë qeverisja demokratike, transparente dhe llogaridhënëse, gjë që është vlerësuar nga mekanizmat e ndryshëm monitorues ndërkombëtar dhe vendor. Ai më tutje ka thënë se në angazhimet e tij si kryetar i komunës së Vitisë, do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, shpenzimi racional e efikas I buxhetit, administratë të përgjegjshme, rritje të nielit të bashkëpunimit me të rinjtë, grupet e grave, personat me nevoja të vecanta, etj.
Kryetari Haliti u zotua se do ta ruajë unitetin dhe do të niset nga oferta për dialog politik, ndërpartiak, për komunikim me shoqërinë civile, mediat, biznesin dhe iniciativat e lira.
Ai poashtu është zotuar se do të ofroj shërbime me cilësore publike, te rris kualitetin e arsimimit, të ofrojë shërbime më të mira mjekësore, të ndikojë ne rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve përmes investimeve direkte ne bujqësi dhe përmes krijimit te një ambienti më të mirë për zhvillim ekonomik, të krijojë një ambient më të pastër për jetesë përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së hapësirave të gjelbërta në gjithë territorin e komunës. Gjithashtu Haliti tha se vëmendje e veçantë do t`i kushtohet sektorit të bujqësisë, atij të kulturës, artit, sportit dhe studentëve. Një bashkëpunim më të ngushtë dhe partneritet me donatorët dhe organizatat e huaja me qëllim të absorbimit të projekteve dhe investimeve në komunë, bashkëpunim më të ngushtë me qeverinë qendrore, agjencionet dhe mekanizmat tjerë të nivelit qendror.
Në fund kryetari Sokol Haliti ka thënë se do të mirëpresë gjithmonë deatin, kurse të zgjedhurve iu ka uruar punë të mbarë në detyrat që ua besuan qytetarët.


