Delegacioni i Komunës së Vitisë i udhëhequr nga kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka përfunduar vizitën katër ditore në Gjenevë të Zvicrës dhe në Annemase të Francës. Gjatë kësaj vizite e cila u realizua në bashkpunim me Projektin për Aftësim dhe Punësim Rural që në Kosovë implementohet nga Helvetas Intercooperation si dhe shoqatën e mërgimtarëve “Vitia”, shoqatën e miqësisë franko – shqiptare me seli në Anemasse si dhe shoqatën ‘’Iliria’’ me seli në Sant Julian, kryetari Haliti dhe delegacioni i tij në përbërje Veton Ademi, drejtor për bujqësi , Mentor Rexhepi e Ibrahim Sefedini nga zyra për investime dhe mbështetje të bizneseve , si dhe Vlora Kastrati nga projketi APR I Helvetass Intercooperation, janë realizuar takime me kryetar të komunave të Genevës si dhe Annemassit, drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës, me investitor zviceran dhe afaristë vitias si dhe është organizuar një konferencë me investitor nga mërgata vitiase dhe investitor zviceran.
Kryetari Haliti ka realizuar takime të vecanta me kryetarin e parlamentit të Republikës së Genevës, kryetarin e qytetit të Genevës, kryetarin e komunës së Vernies të Genevës, kryetaren e komunës së Plan –Ouats, kryetarët e 12 komunave të rrethit të Annemassit dhe Gjenvës së madhe, zëvendës drejtorin e odës ekonomike Gjenevës. Në gjitha këto takime kryetari Haliti dhe delegacioni I tij kanë prezantuar potencialet e komunës së Vitisë për zhvillim ekonomik dhe mundësitë që ofron kjo komunë për të investuar nga investitorët e jashtëm. Drejtuesit e institucioneve sit ë Gjenevës ashtu edhe komunave të Francës , kanë shpreh gatishmërinë që të viztojnë Vitinë dhe nga afër të njihen me mundësitë që kjo komunë ofron për oinvestime si dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për Komunën e Vitisë. Kurse në konferencën me investitorë, ku në detaje u prezantuan potencialet e Komunës së Vitisë për investime, investitorë të shumtë kanë shpreh interesimin e tyre për të investuar në shërbimet publike, zhvillim të bujqësisë, plasman të bimëve mjekuese dhe prodhimeve bujqësore, menaxhim të mbeturinave etj. Gjithashtu me kryetarin e Komunës së Gillard të Francës Jean Paul Bosland, janë pajtuar që të zhvillojnë aktivitetin e parë të përbashkët mbi bazën e memorandumit të bashkpunimit mes dy komunave Viti-Gillard, atë për trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të brigadës së zjarrëfikësve në Viti dhe në disa komuna të Kosovës. Vizitën në Gjenevë dhe Annemasse, kryetari Haliti dhe delegacioni I tij e përfundoi me një konferencë shtypi që u organizuar nga Klubi I Gazetarëve Zviceranë me seli në Gjenevë.
Ibrahim Sefedini- Gjenevë, Annemasse


