Kryetari i degës së AAK-së në Viti Afrim Salihu ka takuar liderin e këtij subjekti Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë me një urdhërarrest të Sërbisë.
”Pata një takim të përzemërt me kryetarin zt. Ramush Haradinaj. Biseduam për të gjitha aktualitetet e kohëve të fundit. Te ai gjeta një diponim pozitiv i cili më motivoi shumë. Kryetari do të kthehet së shpejti dhe ai është bërë një imperativ i kohës për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar në rrjetin social Salihu.


