Bekim Azizi, do të garoëj për pozitën e të parit të Komunës së Vitisë, në zgjedhjet komunale që do mbahen në fund të këtij viti- tregojnë burimet tona të afërta me kreun e PDK-së në qendër, raporton RTV “Iliria”.
Ditëve të fundit portale të ndryshme kanë publikuar emra të ndryshëm si kandidat të mundshëm per Kryetar të Vitisë nga Partia Demokratike e Kosovës, por burimet e RTV “Iliria”, kanë theksuar se i vetmi kandidat që ka edhe përkrahjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është kreu i PDK-së në Viti, Bekim Azizi.
I kontaktuar nga RTV “Iliria”, Azizi nuk ka dashur të komentoj.
“Kemi shum punë përpara, qeverisja e tanishme po e degradon çdo pore të jetës në komunën tonë. Arsimi, shëndetësia, administrata, investimet jan në gjendje të rëndë, korrupsioni dhe keqpërdorimet gjithashtu. Na duhet shum punë dhe angazhim për të rikthyer një qeverisje të mbarë dhe në interes të qytetarëve” tha Azizi.

Leave A Reply