Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, ka  prezantuar sot në  një konferencë për medie  kryetarin e ri të saj, Bekim Azizin, njofton PlusTv.

Azizi,  ka riafirmuar fuqishëm rolin opozitar në skenën politike, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të rikthejnë drejtimin e  komunës së Vitisë.

I pyetur nga  gazetarët se a do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të Komunës, ai nuk e ka mohuar këtë por tha se kjo është një çështje që pritet të diskutohet.

Duke folur për rëndësinë e kyçjes së Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi” ai ka deklaruar se qeveria komunale aktuale, deri më tani në raport me këtë çështje ka bërë gabime dhe se ata nuk e pranojnë variantin e ofruar të komunës për të lidhur Vitinë me këtë autostradë.

Gjithashtu,  PDK vlerëson se  komuna duhet të kërkojë një çasje që është në interes  të të gjithë qytetarëve të kësaj komune për të bërë të mundur kyçjen sa më të afërt  në autostradën e re  dhe se në këtë drejtim do të ushtrojnë edhe ndikimin e tyre.

Leave A Reply