Rinovimi i SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” po shkon drejt përfundimit. Objektit i është ndërruar kulmi, është bërë izolimi jashtë, është instaluar rrjeti i ri elektrik dhe është fasaduar brenda. Në ditët në vijim do të bëhet fasadimi jashtë dhe disa pjesë brenda.
Drejtori Xhavit Sahiti tha se sipas dinamikës së punës, mësimi në pjesën e cila po rinovohet pritet të rifillojë brenda dhjetë ditësh.
Projekti ka nisur të realizohet në fund të gushtit dhe është financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe Komuna e Vitisë.


