Një grup studentësh nga Gjermania, Kosova dhe Shqipëria, që studiojnë në Universitetin Justus-Liebig në Giessen të Gjermanisë dhe në Fakultetitn e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’, janë pritur në zyrStudentë  nga Gjermani, Kosova e Shqipëria u pritën në zyrën  e kryetarit  të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në Viti, nga nënkryetari Hasan Aliu. Studentët paraprakisht kanë qëndruar në  Fushë Krujë, Pejë, Bogë, Istog, Novo Bërdë dhe Smirë dhe kanë ferma, pika grumbulluese të bimëve mjekësore, plantacione, serra, fusha me bimë ekologjike etj.

Vizitën në Kosovë dhe Shqipëri ata e kanë shfrytëzuar njëkohësisht qëndrimin e tyre edhe për qëllime studimore dhe për t`u njohur me vendbanimet dhe mënyrën e jetës dhe të punës së banorëve të këtyre anëve.

Nënkryetari Aliu,  ka theksuar se është mirë që studentët  kanë zgjedhur të vijnë edhe në Viti pasi që  kjo komunë është rajon bujqësor dhe u ofron atyre mundësi që të njihen me potencialet e kësaj fushe.

Nënkryetari Aliu, poashtu,  ka falënderuar edhe prof. Rainer Ëaldhardt, i cili është përfasësues politik në komunën e Kirchhain, për pritjen e mirë që ia ka bërë delegacionit të Vitisë në këtë komunë, para një jave si dhe është shprehur falënderuar për gatishmrinë për bashkëpunim mes Komunës së Vitisë dhe Kirchhain-it.

“Si institucione komunale jemi pajtuar për të thelluar nivelin e bashkëpunimit me Kirchhain-in në të gjitha fushat, dhe marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet së shpejti nga kryetari i komunës z. Sokol Haliti dhe përfaqësuesve të komunës së Kirchhain-it”, ka thënë nënkryetari Aliu.

Kurse profesori Rainer Waldhardt, pasi ka vlerësuar lartë pritjen që i është bërë në Komunën e Vitisë dhe në fshatin Smirë, ka thënë se niveli i bashkëpunimit i nisur para dy viteve tani po formalizohet edhe me marrëveshje konkrete në fushën e Energjisë së ripërtëristshme, Mbrojtjes së Ambientit dhe Biodiversitetit.

“Si komunë kemi firmosë dokumentin për bashkëpunim me Vitinë, dhe ky dokument së shpejti do të miratohet edhe nga qeveria gjermane”, ka thënë prof. Waldhardt.

E, profesori universitar i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Arben Mehmeti, ka thënë se lidhja e urave të bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe Kirchain-it, është mundësi e mirë edhe për shkëmbimin e studentëve mes këtyre dy komunave.

“Shumë studentet të Universitetit të Prishtinës, po përfitojnë nga bashkëpunimi që kemi nisë me Kirchhain-in, dhe kjo marrëveshje e re hap rrugë që numri i studentëve përfitues të jetë më i madh”, ka thënë profesor Mehmeti.

Grupi pas vizitës që i bëri Vitisë, ka vazhduar në Prevallë dhe Prizren.

Leave A Reply