Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Vitisë ka njoftuar lidhur me vaksinimin e kafshëve kundër sëmundjes gungore të gjedhit. Sipas njoftimit, vaksinimi ka filluar të shtunën. Kjo vaksinë është falas, andaj luten të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim, sepse vaksinimi do të bëhet nga fshatrat që janë më të prekura nga sëmundja. Drejtoria e Inspektoratit tërheqë vërejtjen se mishi i atyre kafshëve që marrin këtë vaksinë, nuk lejohet të konsumohet për 7 ditë rresht, por qumështi mund të konsumohet.
Drejtor i Inspektoratit në Viti. Skender Ahmeti, ka sqaruar poashtu se kafsha nga çasti i marrjes së vaksinës fiton përsëri imunitetin e saj në një periudhë prej 14-21 ditë. Ai u ka bërë thirje fermerëve që të kenë kujdes, pasi që kafshët të cilat e kanë virusin brenda organizmit gjenden në periudhën e inkubacionit. Sipas tij, në momentin e vaksinimit mund të shfaqën edhe shenja klinike, andaj mbetet përgjegjësi e secilit individualisht se a dëshiron të vaksinon apo jo kafshët. /rajonipress/


