Mësimi në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë do të mbahet në tri ndërrim, e në aneksin e ri, prej katër klasëve. Orari i ri do të vazhojë të zbatohet derisa të kryhen renovimet komplet të pjesës së vjetër të objektit shkollor.
-Ndërrimi I-rë: Nga ora 07:30, për klasët IX -1, IX-2, VIII-1, VIII-2, VIII-3.
-Ndërrimi II-të: Nga ora 11:00, për klasët VII-1, VII-2, VII-3, VI-1, VI-2
-Ndërrimi III-të: Nga ora 14:30 për parafillorët dhe për klasët I-1, I-2, V-2, V-3.
-Të shtunën dhe të dielën: Nga ora )8:00, për klasët II-1, II-2, III-1, III-2 dhe III3.
-Të shtunën dhe të dielën: Nga ora 13:00 për klasët IV-1 dhe IV-2.

Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti i tha portalit tonë se kompanitë po punojnë me intensitet të plotë dhe dinamika e punëve është duke shkuar sipas planit. Megjithatë ai ka kërkuar mirëkuptim nga nxënësit dhe prindërit për këto ndryshime, që kanë ardhur në kohën e mësimit. Sipas tij, kjo është varur nga procedurat e donatorit-Fondacioni Kosova Lukemburg i cili ka financuar projektin bashkë me Komunën e Vitisë.

Sipas këtij projekti shkollës do t`i ndërrohet komplet kulmi, pastaj do t`i vendoset rrjeti i ri elektrik, do të izolohet nga jashtë dhe do të fasadohet jashtë e brenda.


 

Leave A Reply