Në  Viti ka nisur  Programi i USAID-it Amerikan në Kosovë, për të Drejtat Pronësore si dhe  fushata nacionale në nivel lokal për të drejtat pronësore të  grave.

Fushata  ka për qëllim të tërheqë vëmendjen  dhe të ndihmojë ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelleve shoqërore në Kosovë që vlerësohet se janë pengesë për t`iu  mundësuar grave për të ushtruar të drejtat e tyre pronësore lirisht sipas ligjeve në fuqi.  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delaëie ka theksuar rëndësinë që ka ndarja e pronës në mënyrë të barabartë e në veçanti edhe për gruan.

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ndër tjerash tha se e drejta e barabartë nënkupton një shoqëri të barabartë.  ‘Ne kemi qenë shoqëri e diskriminuar andaj si burrat ashtu edhe gratë nuk guxojnë tani të vazhdojnë diskriminimin në një pjesë tjetër të shoqërisë”,  tha Kuçi.   Ai poashtu kërkoj nga gratë që të jenë më këmbëngulëse për të kërkuar të drejtën e pronës.  Derisa meshkujve, u bëri thirrje që të jenë më tolerantë duke theksuar se Kosova është një vend i lirë dhe demokratik ku të gjithë kanë të drejtat e barabarta.

Kryetari i  Vitisë, Sokol Haliti vlerësoi se e drejta pronësore e gruas është e drejtë fundamentale e njeriut. “ Kjo fushatë nacionale e cila lansohet sot në komunën tonë, me përkrahjen dhe me iniciativën e miqve tanë ndërkombëtarë dhe me gatishmërinë për bashkëpunim të institucioneve tona, trajton një çështje me shumë rëndësi, e cila ndikon në zhvillimin socia-ekonomik dhe kulturor të një shteti”, tha Haliti.

Për rëndësinë e këtij projekti që implementohet nga USAID-PRP ka folur, Merita Limani, Specialiste për Çështjet Gjinore dhe të Drejtat Pronësore në kuadër të këtij projekti.

Ndërkaq drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani,  shpalli të hapur ekspozitën me vizatimet e 70 nxënësve, me temën “Shtëpia dhe Familja”.  Në kuadër të kësaj fushate është shfaqur edhe një prezantim të forum teatrit për të demonstruar format dhe aktivitetet jo tradicionale që mund të përdorën për të ngritur vetëdijen mbi çështjet sociale dhe për të nxitur debat.

 

Leave A Reply