Ekipi “Intercomm”, është fitues i turneut   të sivjetshëm tradicional  “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë, pasi në finale mundi Ekipin  “Kabashi” me rezultat 3:2. Loja ishte dinamike, me aksione të shpejta dhe të organizuara mirë.

Manifestimi tradicional sportiv “2 Korriku”  mbahet për çdo vit për nder të 2 Korrikut të vitit 1990, kur 26 vite më parë, delegatët e atëhershem të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi.

Të pranishëm në finale pos përfaqësuesve të institucioneve komunale, tifozëve e sport-dashësve  të cilët kishin ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës, ishin edhe disa ish-deputet të Kuvendit të Kosovës të vitit 1990. Në fjalën e tij Kryetari i komunsë së Vitisë Sokol Haliti ka vlerësuar zhvillimin e këtij organizmi  të rëndësishëm sportiv ndërkohë që ju ka referuar edhe ngjarjes historike për nder të së cilës tash e disa vite mbahet ky manifestim. Sivjet kanë marrë pjesë 44 ekipe

Ky turnir është mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe në organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Këshillit të Fshatit Beguncë. /PlusTv/

 

3 Komente

  1. hordhite serbe nga smira filluan ta perqajne fshatin me disa shkrime te tyre dhe komente te paverteta per nje familje bujare humane patriote siq jane familja sejdiu e gjthe lagjeja Aliajve

  2. O SABIT ,po flet per 1999 pak para bombardimeve te NATOS para 17 viteve ,se si e di une shkie ne smire nuk ka ,mose valle te ka zan rakia ,

  3. O SABIT ,per cilen kohe je ka flet tu paska ndale ora ne 1999 kur shkit e kan sulmu smiren ,me sa di une ne smire nuk ka shkie ,mose te ka zene rakia ne kete vape vere. ( ose ti vete ki gjene shkavelli ).

Leave A Reply