Edhe Nisma e Vitisë nuk është më pjesë e Nismës për Kosovën. Këshilli themelues i Degës së këtij subjekti për Viti vendimin e mori në një mbledhje të përbashkët me gruan dhe rininë e NISMA-s me një pikë të vetme të rendit të ditës: Dorëheqja dhe largimi i kësaj dege nga NISMA për Kosovën.

‘NISMA e Vitisë ishte kundër koalicionit parazgjedhor me AAK-në, i cili kishte qëllim themelor prishjen e Opozitës së Bashkuar dhe “shpëtimin” e qeverisë antikushtetuese të Isa Mustafës!! Prandaj, në mbledhjen e sotme u mor vendim unanim për dorëheqje dhe largim përfundimtar nga iniciativa NISMA për Kosovën’, ka shkruar në rrjetin social Facebook, një ri nga themelusit e NISMA-s, Xhevat Bislimi. Ai i ka uruar sukses, kujtdo që përpiqet sic ka thënë dëshprueshëm (si në Drenas!) ta rithemelojë degën e NISMA-s në Viti.

 

 

Leave A Reply