Në Skifter nisi ndërtimi i ambulantës së fshatit, e cila do të jetë në shërbim të banorëve të zonës.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti tha se punët që po bëhen si në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe në përgjithësi, janë synim i qeverisë lokale, duke vlerësuar se ambulanta në Skifter  ka qenë e domosdoshme për shkak të specifikave  dhe largësisë me Vitinë.

Basri Aliu, drejtori i  Shëndetësisë në komunën e Vitisë,  mes tjerash ka  thënë  se ky është një  hap më shumë  në drejtim të përmirësimit të kushteve  dhe shërbimeve shëndetësore për banorët e  kësaj ane.

Projekt është vlerësuar  i nevojshëm  për banorët e këtij fshati por edhe më gjerë,  ngase këtu  gravitojnë edhe banorët e rrethinës. Objekti aktual  amblantës është vjetruar dhe qe disa vite nuk ka ofruar kushte të duhura as teknike as higjienike.

Pas ndërtimit të objektit,  me infrastrukturë më moderne,  qytetarët do të marrin shërbime më kualitative të shëndetësisë primare. /PlusTV/

Leave A Reply