Smirasit por edhe të ftuar të tjerë,  përulen sot para veprës së dëshmorëve të kombit: Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri.

Në përvjetorin e rënies së tyre, sot  nga ora 10:00 bëhen homazhe te vendi i rënies së tyre në Smirë, te përmendorja në qendër të fshatit dhe  te Varrezat e dëshmorëve në Viti.

Nga ora 11:00 do të mbahet program kulturo-artistik  në shënim të Ditës së shkollës së fshatit,  e cila mban emrin ‘Dëshmorët e 5 Prillit’.

Kurse nga ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës ‘Gursel e Bajram Sylejmani’,  në Viti, do të promovohet libri i Feriz Tahirit dhe Ragip Gjoshit, “Shtegtimet atdhetare të dëshmorit të kombit Mirali Sejdiu”.

 

 

Leave A Reply