Shërbimet shëndetësore pa leje pune të së paku 7 institucioneve private janë ndaluar në Viti.

Dyshimet se ato po ushtrojnë veprimtari pa plotësuar kushtet, inspektorati shëndetësor i ka vërtetuar duke mbyllur kështu 5 ordinanca stomatologjike, një laborator dhe një ordinancë specialistike të pediatrisë, raporton KTV.

KTV-ja ka tentuar të takojë fizikisht një nga mjekët, të cilit i është ndaluar veprimtaria, por ai nuk ka pranuar të flasë.

Inspektorati ka mbyllur edhe 2 ordinanca stomatologjike në fshatin Pozhoran po për mungesë të lejes.

Letrat njoftuese të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht Inspektoratit Shëndetësor, janë vendosur në atë mënyrë që të pamundësohet hapja e dyerve. Por, kishte disa raste që mbi ato letra kishin vendosur njoftimin se janë në pushim apo se kanë renovim.  /koha.net/

Leave A Reply