Me mbrëmjen finale të  Festivalit të këngëve dhe valleve  “Flakadanit i Karadakut 2016”, është përmbyllur i gjithë manifestimi i sivjetëm tradicional kulturor e sportiv, kushtuar dëshmorit Njazi Azemi-Komandant ‘Mjekrra’.

Vendin e parë e zuri Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Mitrovica” nga Mitrovica, vendin e dytë Ansambli “Jahi Hasani” nga Çegrani, kurse të tretin  Ansambli “Pjetër Bogdani“ nga Kruma. Çmimi special iu nda Ansamblit “Nakem“ nga Bursa e Turqisë.

Të shtunën është mbajtur  edhe akademia përkujtimore kushtuar dëshmorit Njazi Azemi. Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka theksuar se vepra e komandant Mjekrës dhe dëshmorëve të tjerë,  janë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme. Ai ka thënë se rënia e dëshmorit Nijazi Azemi përtej kufijve administrativ të Kosovës, ka veçantin e saj pasi që ai u flijua për Shqipërinë natyrale dhe çlirimin e tokave mbarë shqiptare.

Në emër të bashkëluftëtarëve të Nijaziut, Mustafë Shaqiri i njohur si komandant ‘Shpëtimi’, ka shpreh falënderime për të gjithë ata që po kontribuojnë në madhështinë e manifestimit që personifikon figurën e komandant Mjekrrës.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëherit ish-komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, Anton Çuni, tha se pavarësisht rrethanave ideologjike e partiake, megjithatë shqiptarët dinë të jenë zot të tokës së vet dhe të mbrojnë atë, siç ishte komandant Mjekrra, por edhe dëshmorët e tjerë të kombit.

Në emër të Organizatave të dala nga lufta, kryetari i OVL-së së UÇK-së në Viti, Avdyl Bajrami, ka vlerësuar lart veprën madhore të komandant Mjekrrës.

Në emër të familjes Azemi, të pranishmit i ka përshëndetur Kosovare Azemi, vajza e komandant Mjekrës, e cila ka falënderuar këshillin organizativ, si dhe pjesëmarrësit e aktiviteteve kulturore e sportive që po kontribuojnë në mbarëvajtjen e manifestimit “Flakadani i Karadakut”.

Po të shtunën  për herë të parë janë ekspozua për publikun artefaktet e luftës, respektivisht pajisjet luftarake dhe gjësende personale të komandant Mjekrës.

Gjatë një jave në kuadër të këtij manifestimi janë zhvillua edhe aktivitete tjera kulturore e sportive, ekspozitë me punime artistike, ora e madhe letrare, gara të reciatatorëve, garan në futboll, ping pong dhe boks. /PlusTv/

 

 

 

Leave A Reply