Avdyl Bajrami  është zgjedhur kryetar i  Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në mandatin katërvjeçar. Ai  ishte më i votuari në Kuvendin dhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj organizate.

Bajrami është shprehur se do të angazhohet me tërë qenien e tij në udhëheqjen e degës së OVL-së në Viti. Bajrami gjithashtu, ka falënderuar veteranët për besimin e dhënë.

Kjo është udhëheqja e re e degës së OVL të UÇK-së në Viti: Abdyl Bajrami-kryetar, Sabedin Ilazi – nënkryetar, kurse anëtarë të kryesisë janë: Hazir Mala, Xhemil Sadiku, Isuf Behluli,  Rexhep Ajeti,  Kemajl Sabiti,  Zymri Ismajli,  Selver Haxhiu,  Bejtush Qosa,  Metush Sahiti. /rtviliria/

 

Leave A Reply