Edhe Vitia ka nderuar dëshmorët e kombit të kësaj komune, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. Kyetari i Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë bashkë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, subjekteve politike, qytetarë dhe familjar të dëshmorëve kanë vënë kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Me këtë rast u tha se në 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, po përkujtojnë veprën e dëshmorëve për lirinë e këtij vendi.


