Ftoheni të merrni pjesë në debatin publik për “Problemet me ujin e pijes në fshatrat dhe në shkollat e Komunës së Vitisë”, të organizuar ngaOJQ “Elita”, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës-KDI.
Debati mbahet të martën, më 04.02.2014, , me fillim në ora 10.00, në lokalet e “BENI-IMPEX”, në Smirë.
Në debat prezantojnë: Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, Kryesuesi i KK-së, Naim Pira dhe këshilltarët komunal nga LDK, PDK, AAK dhe VV, përfaqësues nga Drejtoria Komunale për Arsim, Drejtoria Komunale për Shërbime Publike,Drejtoria Komunale për Shëndetësi, përfaqësues të Kuvendit Komunal Inspektoriati sanitar, Qendra e Mjekësisë Familjare Viti, Përfaqësues nga Kompania e ujësjellësit “Hidromorava”, përfaqësues të Këshillave të fshatrave etj.

