Asfaltimi i ri i rrugës kryesore, rreth 2.2 km e gjatë, ka qenë padyshim ngjarja e vitit 2010 në fshatin Smirë Projekti ka kushtuar rreth 500 mijë euro dhe është realizuar me mjetet e ndara nga  Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit si dhe të komunitetit të fshatit.

Ministri Fatmir Limaj, pati thënë në përurimin e rrugës në Smirë, se  me investimet e vazhdueshme që ka bërë Qeveria në infrastrukturë, fshatrat e Kosovës po kthehen në qytetëza të vogla, ku janë të gjitha kushtet për jetesë.

Fatmir_Limaj“Në vitin 2007 Kosova ka qenë në fundit për nga infrastruktura në rajon, pasi që vetëm 11 për qind e fshatrave të vendit kanë pasur rrugë. Por nga 2007  e deri tani kemi arritur që Kosova sot të ketë 85 për qind të rrugëve nëpër fshatra të asfaltuara.”, ka thënë Limaj.

Kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi ka thënë se gjatë tri viteve të fundit, investimet në rajonin e Vitisë janë shumë të mëdha.

“Mund t’ju them se nuk kemi pasur projekte sa kemi pas mundësi të realizojmë. Komuna e Vitisë vazhdimisht ka pasur derën hapur nga qeveria”, është shprehur Arifi.

Leave A Reply