Do të rregullohen edhe Varrezat e Vjetra

0

Me t’u përmirësuar moti, po planifikohet të rregullohen edhe Varrezat e Vjetra, që gjenden përreth rrugës kryesore të Smirës, përkatësisht vendosja e rrethojave të reja, me themele betoni. Sipas organizatorëve, kjo është vazhdimësi e aksionit për rehabilitimin e Varrezave në Bjeshkollavë dhe hapësirës publike përreth, që u bë gjatë verës së kaluar. Organizatorët thanë se janë motivuar shumë, nga puna e mirë që që është bërë në pastrimin, rregullimin dhe rrafshimin e pjesës jashtë varrezave. Ata kanë falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në forma të ndryshme, për të ndryshuar komplet ajo pjesë. Sipas tyre, ka premtime nga autoritetet komunale, për asfaltimim e pjesës së mbetur të rrugës përreth varrezave dhe vendosjen e ulëseve.

Organizatorët kanë njoftuar se të gjithë ata që duan të ndihmojnë aksionin e ri për rrethojat tek Varrezat e Vjetra, mund të kontaktojnë:

Njazi Fejzullahu: 049 123 354
Jakup Demiri: 044 995 884
Urim Zuka: 044 854 326

 

Lista e kontribuesve për aksionin në Bjeshkollavë:


Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara