Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, përgëzon punën dhe angazhimin e mjekut epidemiolog, dr. Ismail Bekteshi, i cili ka vizituar deri sot shumicën e personave të prekur me COVID 19 dhe familjet e tyre në Komunën e Vitisë.
“Deri më sot dr. Ismaili ka bërë një punë të madhe duke bërë 188 anketa epidemiologjike nëpër fshatra, në të gjitha ato familje që është dyshuar që ka pasur raste kontakti me të diagnostifikuarit me COVID19. Të gjitha anketat i ka bërë nëpër shtëpitë e tyre. Prandaj, duke vlerësuar lart punën e tij dhe profesionalizmin, duke mos menduar asnjëherë për shëndetin e tij, por vetëm të qytetarëve vitias, kërkojmë nga ju qytetarë që të na ndihmoni me informata të sigurta për kontaktet e mundshme. Ne jemi për ju këtu, prandaj na ndihmoni ju sot, që ne të kujdesemi për ju nesër. #RriniNëShtëpi #MbroniVitinë”, thuhet në falënderimin e drejtoreshës së QKMF-së, në Viti, Dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtuar publikisht dr. Ismailit.


