Të nderuar prindër, ju njoftojmë se nga dt.04.05.2020,do të rifillojmë me vaksinimin e fëmijëve të moshës parashkollore, pranë QKMF-së në Viti. Për t’i ikur tollovisë eventuale, dhe në bazë të rekomandimeve të UNICEF-it dhe IKSHP-së, vaksinimi për fëmijët e moshës 2-12 muaj do të bëhet nga ora 08-11, ndërsa ata të moshës 12 muaj e tutje prej orës 11-14.
Andaj prindër të nderuar, nga ju presim bashkëpunim të sinqertë.
Vaksinoni fëmijët tuaj!
Me respekt, i juaji,
Dr.Ismail Bekteshi, epidemiolog, shef i Shërbimit të Vaksinimit, pranë QKMF-së “Nëna Tereze”, Viti


