Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur edhe për 79 raste të reja me Covid-19, në ghithë Kosovën, 6 raste prej tyre nga komuna e Vitisë.
Katër të infektuar janë nga fshati Ramjan i komunës së Vitisë, si raste kontakti nga rasti i parë që u raportua në këtë fshat, kurse 2 raste të tjera në Pozheran. Komuna e Vitisë me rastet e sotme ka gjithsejtë 18 të infektuar me Covid-19.
Institucionet komunale të Vitisë kanë ripërsëritur thirrjet që të respektohen udhëzimet e organeve relevante për të mbajtur distancën fizike prej 2 metrave dhe për higjienën personale, duke e pamundësuar kështu përhapjen e koronavirusit./plus tv/


