26 raste janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Kosovë, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Dy raste të reja, janë konfirmuar në fshatin Smirë: një familjar i personit të konfirmuar pardje dhe një tjetër person që punon në Bonsteel. Kurse i treti është rast i ri në qytetin e Viti, i cili nuk dihet nga është infektuar.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sot kanë vdekur dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar kështu në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Leave A Reply