Komuna e Vitisë, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar nga Koronavirusi dhe shpalljes së Emergjencës për Shëndetin Publik, shumë shërbime janë duke punuar me staf të reduktuar në mesin e tyre edhe Gjendja Civile.
Prandaj qytetarët të cilët kanë nevojë të pajisën me dokumente dhe duan t’iu shmangen kontakteve, me disa dokumente mund të pajisjen edhe në E-Kioskun e vendosur në qendër të Pozheranit e cila është në funksion 7 ditë të javës dhe 24 orë për marrjen e këtyre dokumenteve:

 Certifikatë e lindjes
 Ekstrakti i lindjes
 Certifikatë e shtetësisë
 Certifikatë vendbanimi
 Certifikatë martesa
 Vërtetimi i tatimit në  pronë
 Fletat poseduese

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për Informim Publik dhe Drejtoria e Administratës

Leave A Reply