Kuvendi Komunal i Vitisë përmes një deklarate të përbashkët të miratuar sot në një seancë të jashtëzakonshme, kërkon kyçjen e Komunës së Vitisë në autostradën Prishtinë-Shkup përmes Gërlicës. Këshilltarët kërkuan që për këtë kyçje të parashihet edhe ndarja e buxhetit për vitin 2020. Këtë deklaratë e ka mbështetur edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kurse ëahtë votuar unanimisht nga të gjithë këshilltarët prezentë.


