Arsimtari i Biologjisë, Ismajl Avdyli është përcjellë në pension, i lavdëruar nga të gjithë.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, drejtori i Shkollës së Smirës “Dëshmorët e 5 Prillit”, Xhavit Sahiti, në emër të tij,
nxënësve, personelit dhe të prindërve i ka uruar arsimtarit Ismajl Abdylit ditëlindjen dhe pensionimin.
“Arsimtari Ismajl mbi katër decenie punoi me ditar në dorë. Gjatë gjithë kësaj periudhe tregoi se ishte një punëtor i dalluar, i rregullt në punë, principiel, pedant, e mbi të gjitha pedogog i mirë i cili ka arsimuar dhe edukuar shumë gjenerata nxënësish.
Ne si shkollë, dhe unë si udhëheqës i kësaj shkolle ishim të nderuar që në mesin tonë patëm një arsimtar të tillë. Ai me veprën dhe punën e tij bëri që çdo herë do të jetë i ndruar dhe respektuar nga ne. Arsimtarit Ismajl i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë, UROJMË QË TA GËZOJË PENSIONIN”, ka shkruar drejtori Sahiti. Ai ka shprehur keqardhje që përshëndetja me arsimtarin Ismajl nuk ka mundur të bëhet përmes ndonjë organizim të veçantë, për shkak të gjendjes me Koronavirus.
BIOGRAFIA:
Ismaj Abdyli ka lindur në vitin 1955
Shkollën fillore e ka mbaruar në Smirë.
Të mesmen në Viti 1970-74. Studimet universitare i ka mbaruar në Shkup në periudhën 1974-76. Ka filluar punën në vitin 1976, në Debelldeh, për herë të parë.
Nga 1977 ka punuar në Smirë, si arsimtar i Bjologjisë dhe Kimisë.
Faleminderit arsimtari Ismajl!


