Komuna e Vitisë ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen nga  21 deri me 26 mars, në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv „Flakadani i Karadaku“,  për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
Kjo u bë e ditur sot nga nënryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu gjatë takimit me Komisionin Komunal për organizmin e këtij manifestimi. Për masat mbrojtëse që po ndërmerr Komuna e Vitisë, në veçanti sektori i shëndetësisë gjatë këtij takimi ka folur Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti. Ajo tha se me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ky virus duhet të anulohen patjetër të gjitha aktivitet.  Qemajl Rexhepi, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve tha se duhet të shikohen mundësitë që së paku më 26 mars të mbahen homazhet në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dëshmorin e kombit Nijazi Azemi, ne ditën e rënies së tij, pasi i gjithë manifestimi mbahet në nderim të jetës dhe veprës së tij. Për këtë u pajtuan edhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë drejtori i DKRS-së, Milot Lala dhe përfaqësues  tjerë, në mesin e tyre edhe babai i dëshmorit NJazi azemi-Komandant Mjekra, Ramush Azemi.

Leave A Reply