Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, nga LDK, është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në komunikatë.
Duke i uruar suksese në detyrën e re, Kurti tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.
Emini është zëvendësminstrja e dytë nga Komuna e Vitisë në qeverinë e re. Ditë më parë Imri Demelezi, nga Vetëvedoaje, u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

