Në Viti u shënua Dita Botërore e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite është vizituar ambienti ku bëjnë qëndrim ditor të moshuarët vitias. Me këtë rast atyre iu është matur tensionit arterial, glikemia, si dhe u janë dhënë këshilla si të mbrohen nga ushqimi e të merren me aktivitete fizike etj. Po ashtu është bërë edhe shpërndarja e fletushkave me këshilla për sëmundje kronike.
Sipas dr.Vjollca Kadolli- Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, aktivitete të tilla po shënohen me qëllim të sensibilizimit tê qytetarëve për sëmundje të ndryshme.


