Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Denolratike e Kosovës, Bekim Azizi, ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.
“Të dashur qytetarë të Vitisë dhe gjithë Kosovës,
Më lejoni që t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe kulturën e lartë politike e qytetare të treguar në ditën e zgjedhjeve .
Gjithë përkushtimin tim jetësor e politik e kam bërë mbi bazën e respektit, sinqeritetit e besimit në institucionet e Republikës andaj bashkë me ju do vazhdojmë përkushtimin tonë të përbashkët për ti shërbyer sa më mirë shtetit dhe qytetarëve tanë.
Falemnderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!”, ka shkruar Bekim Azizi në profilin e tijnë Facebook.


