Piktori prof. Visar Iseni ka hapur në galerinë nacionale “Stacioni i Vogël” në Shkup ekspozitën e tretë personale të titulluar “PORTRET”. Në këtë ngjarje morën pjesë mysafirë nga rajoni, si dhe nga Republika e Kosovës. Ekspozita do të jetë e hapur edhe në ditët në vijim të kësaj jave.
Visar Iseni duke i mbetur besnik gjuhës realiste figurative, nëpërmjet teknikës me laps dhe asaj të kombinuar në letër dhe pëlhurë, ja doli të shpalos një ikonografi të pasur portretesh.
Portretet e tij janë aktorë, modele, shkrimtarë, humanistë dhe fytyra të tjera, duke mos munguar personazhe të zakonshme.
Duke shikuar portretet e tij, realizmi i shprehur dhe detajet të bëjnë të mendosh vallë janë piktura apo fotografi.
Visari po e dëshmon veten se është një artist me plotëkutimin e fjalës duke premtuar suksese të reja.


