Vajzat e Smirës dijnë ta luajnë futbollin më së miri në Komunën e Vitisë.
Ekipi i vajzave i SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, të udhëqura nga arsimtari i Kulturë Fizike Shaqir Ibrahimi, kanë fituar vendin e parë në garat që janë zhvilluar në nivel komunal midis shkollave fillore, të mesme të ulëta.
Kurse ekipi i djemve nga shkolla e Smirës arriti të rrëmbejë vendin e dytë.


