Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta (në mungesë përmes këshilltarit Ylli Asllani), i ka akorduar veprimtarit Tahir Shabanit titullin: -“Për merita të veçanta civile”.
Në motivacionin e kësaj mirënjohje theksohet shërbimi i çmuar i veprimtarit Tahir Shabanit në sensibilizim të faktorit shqiptar në botë dhe kontributi i tij në rritjen e bashkëpunimit të organizatave dhe institucioneve shqiptare me homologët ndërkombëtar. Gjithashtu vlerësohet edhe roli i tij sa i përket njohjeve dhe zgjerimit të kontakteve të lëvizjes sindikaliste shqiptare me partnerët europian.
Nga ana e tij veprimtari Tahir Shabani shprehu mirënjohje Presidentit te Republikës se Shqipërisë për dekoratën e lartë që i akordoi.
Tahir Shabani nga Vitia është president i Shoqatës së Miqësisë Fanko-Shqiptare”, anëtar i klubit Diplomati të Gjenevës, kordinator dhe këshilltar i delegacioneve në Evropë, Qytetar Nderi – shpallur nga Këshilli Bashkiak i BAJRAM CURRIT SHQIPËRI.
Ai për shumë vite ka luajtur rol të rëndësishëm duke dhënë kontribut të çmuar në promovimin e vlerave kombëtare, kulturore e sportive si dhe në vendosjen e lidhjeve dhe këmbimit akademik, intelektual e shtetëror midis shqiptarëve dhe vendeve perëndimore.


